Mumja e Otzit, zbardhen shkaqet e vdekjes

02/02/2009 20:50

Qe prej 18 vjetesh, mumja e Otzit te Similaunit ka terhequr vemendjen e arkeologeve me te njohur ne bote te cilet po perpiqen te zbulojne sa me shume rreth kesaj “trashegimie”.

Skeleti qe ka mbijetuar per rreth 5 mije vjet eshte nje burim informacioni por ajo qe krijon me shume kureshtje eshte menyra e vdekjes se tij. Per te ndertuar momentet e fundit te jetes te njeriut te Otzit, jane dashur mijera ore studime.

Zbulimi me i fundit flet per disa variante qe kane cuar ne vdekjen misterioze. Njeriu i Similaunit eshte mumja me e vjeter e zbuluar ne akull ku ishte bllokuar prej mijera vjetesh. Fale ruajtjes se shkelqyer qe i kishte bere akulli, nje ekip kerkuesish nga Universiteti i Mynihut ka mundur te analizoje gjithe plaget e marra ne trup. “Rezulton se Otzi ka marre 2 goditje vdekjeprurese gjate diteve te fundit te jetes.

Kjo do te thote se ai eshte sulmuar me shume se nje here”, shprehet nje prej shkencetareve. Tre eshte numri i plageve te individualizuara, nje prerje e thelle ne dore qe daton pak dite para vdekjes, ndersa diten e vdekjes nje shigjete e ka goditur ne trup por ajo qe i ka dhene fund jetes se tij eshte nje goditje ne shpine me nje objekt te forte.

Top Channel