Moti i keq perfshin Europen, tre viktima ne Itali

02/02/2009 09:15

Moti i keq ka perfshire disa vende te Europes, duke shkaktuar edhe viktima.

Ne Itali reshje debore kane perfshire veriun dhe shira te rrembyeshem dhe erera te forta, jugun, duke shkaktuar edhe tre viktima. Dy viktima jane shenuar ne jug ne Trapanese, njeri ne nje aksident te shkaktuar nga moti dhe tjetri u perpi nga ujerat e nje lumi. Ne nje incident te trete ne Lecchese nje i moshuar u gjet i vdekur nga te ftohtet.

Ne ishullin e Sicilise autoritetet lokale kerkuan shpalljen e gjendjes se jashtezakonshme, si pasoje e reshjeve te dendura.

Nderkaq edhe ne Spanje nje numer autostradash ne veri dhe ne lindje te vendit jane bllokuar nga reshjet e denduara te debores.

Ne Angli debora ka mbuluar shume pjese te vendit, duke shkaktuar probleme ne qarkullimin rrugor dhe mbylljen e disa shkollave. Meteorologet paralajmerojne stuhi debore, nder me te ashprat e ketyre gjashte vjeteve te fundit.

Me shqetesuese situata paraqitet ne juglindje, ku disa autobuse ne Londer kane nderprere udhetimet. Edhe ne aeroportin Heathrow eshte mbyllur njera nga dy pistat per disa ore, duke shkaktuar shtyrje dhe anulime te fluturimeve. London City Airport eshte aktualisht i mbyllur.

Ndersa aeroportet e Gatwick dhe Stansted jane rihapur, edhe pse shume pak avione do te kene mundesi te ngrihen nga pista.

Pas Londres, debora ka paralizuar edhe rruget e Parisit. Faqja ne internet e gazetes pariziene “Le Figaro”, shkruan se radhet e automjeteve ne rruget hyrese te kryeqytetit arrijne ne 200 km, ndersa raportohen edhe vonesa ne aeroporte.

Ne aeroportin “Charles de Gaulle”  dhe “Orly” avionet jane me nje ore e gjysme vonese. 34 zona ne veriperendim te vendit jane ne gjendje alarmi.

Top Channel