Gjata: Formula e re t’u sherbeje zgjedhjeve

02/02/2009 20:20

Kryetari ne ikje i KQZ, Clirim Gjata ka deklaruar ne nje interviste per Top Channel, se me formulen e re shpreson qe ne Shqiperi te arrihen per here te pare zgjedhje te lira e te ndershme.

“Me formulen e re nuk eshte se ka dicka te re e pa eksperience, ajo eshte mbi bazen e nje balancimi politik dhe shpresojme te arrijme zgjedhjet e para te lira e te ndershme. Te arrihen te gjitha standartet qe kerkon BE. Le t’i sherbeje kjo formule ketij qellimi”, ka pohuar Gjata.

Duke folur per zgjedhjet e ardhshme, Gjata ka pranuar se ka probleme, por ka nenvizuar se per zgjidhjen e tyre gjithcka varet nga vullneti politik.

“Koha nuk eshte ne favor te KQZ-se se re. Asnjehere nuk ka qene. Problemet qe jane perpara jane te shumta, si listat, kontrolli i tyre, etj. Ka nje balance politike, por nuk ka nje check, nga check and balance, qe duhet ta kete cdo liste. Por kjo varet me teper nga vullneti i partive. Nese ato do te kene vullnet, atehere do te kete edhe standarte”, ka theksuar Gjata.

Ai ka shtuar me tej se ne zgjedhjet e vitit 2007 jane arritur disa standarte dhe ka shprehur shpresen e tij qe keto standarte te sherbejne per arritjen e objektivave te tjere.

“Procesi i 2007-es nuk ka te beje shume me ndershmerine, por caloi me administrimin. Megjithate u arriten 3 standarte, askush nuk kontestoi rezultatin, askush nuk u akuzua per vjedhje votash dhe askush nuk akuzoi qeverine. Ndersa ne zgjedhjet e qershorit shpresojme te shkohet me tej. Disa standarte jane arritur dhe shpresojme qe ato te sherbejne si nxitje per te vajtur me tej”, ka shtuar Gjata.

Top Channel