Bulqize, nderron jete nje tjeter minator

02/02/2009 17:25

Ne Bulqize nje tjeter minator ka humbur jeten ne galerite e kromit.

Enver Karaj 44 vjec sapo ka lene punen ne galeri ka ndjere shqetesime te forta ne zemer dhe eshte derguar me urgjence ne spital, por atje ka humbur jeten.

Mjeket e spitalit te Bulqizes thone se vdekja ka ardhur per shkak te nje ataku kardiak shenjat e te cilit kane nisur gjate kohes kur minatori ndodhej ne galeri. Sipas njoftimit te bere me kete rast, goditja nga infrakti ka ndodhur gjate mbylljes se punes ne siperfaqe te tokes sapo ai kishte dale nga galerite dhe jo ne frontin e punes.

Viktima punonte si pergjegjes i mekanikes te nentokes ne galerite e ACR.

Top Channel