Armepushimi izraelito-palestinez, takime ne Kajro

02/02/2009 08:35

Shtohen aktivitetet diplomatike per zgjatjen e armepushimit mes Hamasit dhe Izraelit.

Presidenti palestinez Mahmud Abas do te takohet sot ne Kajro me homologun egjiptian Hosni Mubarak. Ne Kajro pritet te mberrije edhe nje delegacion i Hamasit per bisedime me zytraret egjiptiane, te cilet po ndermjetesojne dialogun.

Mubarak synon te negocioje per armepushim te perhershem, qe do t’i jepte fund konstrabandes se armeve nga kufiri egjiptian ne Gaza.

Abbas perjashtoi mundesine e fillimit te bisedimeve me Hamasin, ne qofte se kjo levizje palestineze nuk e njeh Organizaten per Clirimin e Palestines si perfaqesuesen e vetme te popullit palestinez.

Nderkaq, Izraeli ka kryer disa sulme te tjera ajrore mbi Rripin e Gazes ne kunderpergjigje ndaj sulmeve me raketa te militanteve palestineze mbi territorin e tij.

Ne sulmet e fundit jane goditur gjashte tunele, qe perdoren per trafikimin e armeve ne Gaza, si dhe nje ndertese e Hamasit. Perpara fillimit te ketyre sulmeve kryeministri izraelit, Ehud Olmert, kishte thene se kunderpergjigjia e Izraelit ndaj sulmeve me raketa do te ishte joproporcionale.

Top Channel