Karburantet, Ruli: Do prishen pikat e parregullta

31/01/2009 08:35

Sektori i karburanteve ne vend paraqet nje sere problemesh, duke filluar qe nga siguria, mungesa e lejes dhe licences.

Duke marre shkas nga aksidenti i djeshem ne Durres, Ministri i Ekonomise, Genc Ruli, ka premtuar masa per garantimin e kushteve te sigurise ne pikat e shitjes se naftes dhe gazit. Ministria pranon se tregu paraqet probleme, ku shume pika karburanti nuk jane te pajisura me licence, ku nje pjese e tyre nuk garantojne siguri dhe standarde.

Per kete qellim kompanive iu eshte lene afat tre muaj per marrjen e masave, ne te kundert Ndertimorja do te prishe ato pika qe nuk zbatojne ligjin. Ne te gjithe vendin ushtrojne aktivitet te tregtimit me pakice te karburanteve per automjete rreth 870 stacione dhe rreth 110 stacione te shitjes me pakice te GLN.

Top Channel