Gaza, Spanja mund te ndryshoje ligjin

31/01/2009 16:25

Qeveria spanjolle mund te modifikoje ligjin qe i atribuon nje kompetence universale drejtesise se vendit.

Ditet e fundit, nje gjykates ne Madrid nisi hetimet mbi dy ministra dhe 5 zyrtare izraelite, per nje sulm ne Gaza ne vitin 2002.

Sipas “ABC”, qe iu referohet burimeve qeveritare, mund te caktohen kufizime me te medha per paraqitjen e denoncimeve per krime kunder njerezimit te bera jashte vendit.

Burimet shtojne se ligjet do te kufizohen vetem per rastet kur ne krime jane te perfshire qytetare spanjolle.

Top Channel