“Dosjet”, ankimimi i PS-se, sot ne Kushtetuese

30/01/2009 08:10

PS do te depozitoje sot ne Gjykaten Kushtetuese ankimimin per ligjin e pastertise se figures te funksionareve te larte, per shpalljen e tij te papajtueshem me kushtetuten.

Objekti i kerkeses ka dhe nje pike te dyte qe kerkon pezullimin e tij. Ne nje dokument me 25 faqe, eksperte te selise roze kane renditur argumentat ligjore, ku mbeshtetet kerkesa e tyre per shpalljen antikushtetues te ligjit per pastertine e figures.

Sipas PS, ligji i lustracionit cenon Kushtetuten ne 28 nene te saj duke sjelle nje rast te paprecedent, qe nje ligj i vetem bie ndesh me kaq shume nene te dokumentit
themeltar. Mbi 30 deputete nga selia roze dhe jo vetem, kane vene firmen mbi ankimimin e opozites derguar Gjykates Kushtetuese per ligjin e lustracionit.

Ne faqen tre te dokumentit te disponuar te plote
nga “Top Channel”, ekspertet e PS-se thone se ligji bie ndesh me nene te Kushtetutes, ku flitet per ndarjen
dhe balancimin mes pushteteve, me nenin e funksionimit te shtetit te se drejtes, pavaresise se gjyqesorit dhe patundshmerise se gjyqtarit.

Gjithashtu bie ndesh edhe me nje sere te drejtash te tjera themelore, siç jane e drejta per pune, e drejta per te mbrojtur nderin njerezor, te drejten per t’u prezumuar i pafajshem, te drejten per te mos u ndeshkuar dy here per nje veprim dhe te drejten per t’u zgjedhur. Ne argumentet e PS-se, drejtuar Gjykates Kushtetuese, thuhet gjithashtu se ligji bie ndesh edhe me parimet e Keshillit te Evropes, te misheruara ne Rezoluten e Keshillit te Evropes e miratuar me 1996-en. Konkretisht, PS-ja rendit antikushtetueshmerine e dispozitave te ligjit me çeshtjen e mbarimit te mandateve, per çeshtjen e konfliktit te interesit dhe permes nje argumentimi te gjate kerkon edhe pezullimin e tij. PS-ja rendit gjithashtu edhe faktin se Shqiperia eshte perfshire ne nje proces lustracioni permes disa ligjeve te miratuara ne vitet ’93, ’95, ’97, ’98 nga mazhoranca dhe opozita e sotme e procesi siç ishte parashikuar zgjati deri ne vitin 2001.

Ne kete kontekst, kjo rihapje e procesit te lustracionit nga mazhoranca e djathte thuhet ne kerkese, pikerisht gjashte muajt e fundit te mandatit te saj, nuk eshte gje tjeter veçse mjet per te luftuar kundershtaret politike, per te seleksionuar kandidatet ne zgjedhje dhe per te goditur institucionet ne pergjithesi dhe ato te drejtesise ne veçanti, kur eksponente te mazhorances jane nen akuza te renda per korrupsion e shperdorim detyre.

Top Channel