Akuzat e Metes, reagon bashkia e Tiranes

30/01/2009 19:50

Bashkia e Tiranes ka reaguar menjehere pas akuzave te kreut te LSI Ilir Meta, se Rama nuk ka bere transparent procesin e destinacionit te taksave te qytetareve.

Nenkryetari i bashkise Eduard Shalsi, eshte shprehur se LSI ka sulmuar bashkine me te njejten gjuhe si kryeministri Berisha.

“Sot mesa duket ishte dita e Olldashit dhe Monikes, qe per hesap te Saliut dhe Ilirit dhane nje shfaqje kunder bashkise. Iliri perseriti ato gjera qe Olldashi ka bere ne komisionin famekeq hetimor kunder Rames. Nje vale shpifjesh qe na tregon aleatin e vjeter, qe eshte kthyer ne degen e Berishes, te cilin ne do ta zbresim ne zgjedhjet e ardhshme”, eshte shprehur Shalsi.

Top Channel