Letra e “mirekuptimit”: Rritja ekonomike vetem 6 %

29/01/2009 15:00

Fondi Monetar Nderkombetare publikon nje dokument, ku qeveria shqiptare pranon se rritja reale ekonomike e Shqiperise per vitin 2008 ka qene vetem 6 per qind dhe me  jo  e madhe sikunder pretendon kryeministri Berisha.

Letra e mirekuptimit eshte nje dokument zyrtar, pjese e procedures se marredhenies  qeverise me FMN-se,   e cila mban daten 8 janar me firmen e kryeministrit Berisha, ministrit te Financave Bode dhe guvernatorit Fullani.

Ne kete dokument thuhet: “Shqiperia ka vazhduar te ruaje stabilitetin makro-ekonomik. Ne vitin 2008 inflacioni ne vend  ishte i ulet dhe rritja ekonomike e kenaqshme ne nivelin rreth 6 per qind. Edhe deficiti buxhetor ishte brenda objektivave te rena dakord me FMN.”

Ne letren, me ane te te ciles autoritetet shqiptare njohin Fondin Monetar me ecurine e ekonomise se vendit, qeveria pranon edhe faktin se gjate ketij viti, treguesit ekonomike te vendit mund te perkeqesohen si pasoje e krizes globale.

“Politikat tona ne vitin 2009 do te vazhdojne te kene si qellim ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe rritjes se kenaqshme. Ne presim disa perkeqesime te shkaktuara nga ambienti i jashtem, me renien e kerkeses se eksporteve, tkurrjen e dergesave te emigranteve dhe shtrengimin e financimeve te huaja”, thuhet me tej.

Autoritetet me te larta shqiptare i bejne te ditur ne leter Fondit se sistemi financiar ne vend eshte ne nje pozicion te mire dhe sektori bankar mbetet likuid dhe me fitime. Por, po ne leter qeveria pranon nje tjeter problem te hershem te ekonomise, qe eshte sektori energjitik.
 
“Edhe pse kemi bere progrese te dukshme, targeti i vendosur per te arritur nje norme efektive te arketimeve me 62 per qind, u realizua 60 per qind ose 2 pike me pak deri ne fund te tetorit. Megjithate ne po progresojme drejt privatizimit te OSSH-se dhe shume shpejt presim qe te mbyllim edhe kontraten e shitjes. Synimi eshte qe brenda vitit 2014 te arrijme te arketojme 82 per qind te energjise totale qe hidhet ne rrjet”, shkruhet ne leter.
 

Top Channel