Krijohet nisma “Drejtesia 1 euro”

29/01/2009 18:45

“Qendra per pergjegjesi te barabarta”, qe eshte nje organizate jofitimprurese, prezantoi nismen e saj “Drejtesia 1 euro”.

Ky projekt i ofron mundesine cdo qytetari qe te kontribuoje duke depozituar 1 euro ne llogarine e projektit, apo duke derguar nje sms me vlere 1 euro.

Fondi i grumbulluar do t’i dorezohet kryeministrit te ardhshem per ta perdorur ne krijimin dhe funksionimin e nje “Komiteti nderministror”, i cili duhet te planifikoje politika ne lidhje me grate dhe parandalimin e diskriminimit.

Kjo nisme ka gjetur mbeshtetjen politike te LZHK-se. Sikurse tha edhe kryetari i LZHK-se Dashamir Shehi, partia e drejtuar prej tij ka vendosur qe ne listat e saj per zgjedhjet e ardhshme parlamentare te paraqese 50% gra.

Top Channel