Izrael, Likud kryeson ndaj Kadima

29/01/2009 16:35

Nje sondazh i publikuar sot nga radioja shteterore izraelite parashikon nje fitore te lehte te partise Likud ndaj Kadimes.

Sipas anketes, Likud pritet te behet partia me mazhorance relative, duke marre ne Parlament 29 nga 120 vende. Ndersa Kadima e Tzipi Livni do te kete vetem 20 vende.

Ne vend te trete figurojne laburistet e Ehud Barak dhe partia radikale e se djathtes, Izrael Beitenu me nga 16 vende secila.

Top Channel