Davos, Berisha takon njeriun e Obames

29/01/2009 19:55

Diten e dyte te qendrimit ne Davos, ku po zhvillohet forumi ekonomik boteror, kryeministri Berisha e ka sfrytezuar per takime dypaleshe, duke nderthurur bashke interesa politike dhe ekonomike.

Nje prej tyre, qe kryeministri e ka vleresuar si shume te rendesishem, ishte takimi me miliarderen amerikane Penny Pritzker, nje nga njerezit e afert te presidentit amerikan Barack Obama, ne cilesine e kryetares se financave kombetare ne fushate presidenciale te Obames.

“Diskutuam gjeresisht mbi zhvillimet ne Shqiperi, mbi deshiren e qeverise per te cuar me tej marredheniet e shkelqyera mes dy vendeve, si dhe per lehtesite qe po krijojme per biznesin”, ka deklaruar Berisha.

Ne Davos, kryeministri Berisha ka takuar nje tjeter demokrat amerikan, ish-presidentin Bill Clinton dhe sic tha kreu i qeverise shqiptare, ai i kishte premtuar nje vizite ne Shqiperi sa me shpejt te ishte e mundur.

Duke iu kthyer axhendes ekonomike, kryeministri Berisha eshte takuar me homologun turk Erdogan, i cili i ka premtuar nderhyrjen e qeverise turke per te perfshire Shqiperine si nje nga pikat ku do te kaloje projekti i gazsjellesit “Nabuko”, nje projekt me vlere 7.9 miliarde dollare dhe ka per qellim furnizimin e Europes me gaz nga Azia qendrore, duke zvogeluar ndikimin absolut te Rusise.

Top Channel