Ngjela: Presidenti te kerkoje hetim per Kseren

28/01/2009 19:30

Seanca e trete gjyqesore ndaj dy te rinjve nacionaliste qe protestuan ndaj prefektit te Gjirokastres,Spiro Ksera dhe kryebashkiakut Bollano ka nisur me nje miting proteste ne te cilen merrte pjese edhe deputeti Spartak Ngjela. (UPDATE)

Si jurist ai ka deklaruar se dy te rinjte nuk kane shkelur asnje ligj ndersa si politikan ka kerkuar qe presidenti i Republikes te ndikoje mbi prokurorine qe ndaj prefektit Ksera te nise nje hetim per veprimtari anti-shqiptare.

Te njejtin qendrim ka mbajtur edhe kreu i levizjes G99, Erjon Veliaj, i cili premtoi se do te jete i pranishem ne cdo gjyq qe do te zhvillohet ndaj dy te rinjve.

Me pas turma me flamuj kombetare i eshte drejtuar selise se gjykates se Tepelenes.

Seanca e trete gjyqesore ka nisur me himnin kombetar dhe me pas ka vijuar me thirrjen e deshmitareve. Ish-shefi i komisariatit te Tepelenes ka treguar se ai kishte marre nga organizatoret e mitingut nje kerkese por nuk e ka protokolluar duke kerkuar plotesimin e te dhenave. Kjo deshmi ishte ne favor te dy te akuzuarve por megjithate gjyqtari i ceshtjes kerkoi serish shtyrjen e gjyqit ne nje seance te katert ne daten 11 shkurt.

Kete here gjyqi do te zhvillohet ne gjykaten e Gjirokastres per shkak se gjykata e Tepelenes pushon se funksionuari.

Top Channel