Izraeli sulmon tunelet e Gazes, nuk ka viktima

28/01/2009 09:05

Sinjalet e dhena nje dite me pare se armepushimi mes Izraelit dhe palestinezeve eshte i brishte, jane qartesuar gjate nates, kur jane degjuar shperthime te forta ne Rripin e Gazes.

Deshmitaret flasin se nje bombe dhe nje rakete kane shperthyer ne nje zone kufitare me Egjiptin, ne afersi te Rafahut, ku gjenden tunelet palestineze, neper te cilat kalojne njerez dhe mallra. Shperthimet nuk kane shkaktuar viktima.

Sipas Izraelit, tunelet e sulmuara nga ajri shfytezohen per kontrabanden e armeve. Ngjarjet ndodhin perpara vizites se te derguarit amerikan Mitchell ne kete rajon.

Top Channel