Fier, protesta per pagat

28/01/2009 22:55

Me shume se 60 punonjes te ish-kombinatit te perpunimit te thelle te naftes ne Ballsh kane bllokuar ambjentet e brendshme te prefektures se Fierit ne shenje proteste per mosmarrjen e pagesave.

Ata jane futur me force ne ambjentet e brendshme dhe policia e ka patur te pamundur qe t’i ndaloje, por vetem ka penguar qe punonjesit te pushtonin edhe zyren e prefektit.

Shkak per kete proteste te pazakonte eshte se keta ish-punonjes te dale te papune, ata ende nuk kane marre pagesat e premtuara.

Teper te indinjuar protestuesit jane shprehur se do te protestojne ne kryeqytet dhe me pas do te bllokojne dhe akset rrugore te jugut te Shqiperise.

Gjithcka ka ardhur pas mosmarrjes se pages mujore te dy muajve te fundit nga rreth 660 ish-punonjes te kombinatit te perpunimit te thelle te naftes, tashme i privatizuar.

Top Channel