Tatimet, shkarkohet Sefgjini

27/01/2009 17:30

Kryeministri Sali Berisha ka shkarkuar Drejtorin e Pergjithshem te Tatimeve, Arben Sefgjini.

(UPDATE) Lajmin e kane konfirmuar burime zyrtare nga Ministria e Financave, te cilat bejne te ditur se Sefgjini do te zevendesohet ne kete post nga Artur Papajani, i cili me pare ka punuar ne seksionin e pagesave te tatimit mbi vleren e shtuar.

Edhe pse shkarkimi i Sefgjinit tashme eshte i konfirmuar nga nivelet me te larta te financave, motivacionet me te cilat kryeministri Berisha ka argumentuar shkarkimin e papritur te tij ende nuk behen te ditura.

Arben Sefgjini ka mbajtur postin e Drejtorit te Pergjithshem te Tatimieve, qe nga 20 janari i vitit te kaluar dhe eshte kryetatimori i trete qe shkarkohet brenda mandatit te qeverise demokratike.

Por ndryshe nga te parardhesit e tij Arben Sefgjini do te mbahet mend si drejtori me i perfolur i administrates tatimore. Ai vazhdon te jete ende i pandehur ne procesin gjyqesor te bujshem nisur prej mese nje viti ne Gjykaten e Krimeve te Renda per akuzen e rrembimit te trefishte, torturimit me pasoje zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha.

Sefgjini akuzohet nga prokuroria per kohen kur ai ka qene drejtor i Sherbimit Sekret te Tiranes se bashku me zyrtare te tjere te SHIK-ut. Veren e kaluar madje, Gjykata e Krimeve te Renda vendosi ndaj tij masen e arrestit te shtepise.

Ne ate kohe zerat qe kerkoni lirimin e Sefgjinit nga detyra, ishin te shumte dhe jo vetem nga opozita. Por deri me sot Arben Sefgjini ka gezuar mbeshtetjen e forte te kryeministrit Berisha.

Shkarkimi i Sefgjinit nga detyra vjen ne nje kohe, kur procesi hetimor ndaj Remzi Hoxhes pritet te marre nje tjeter kthese, pas ekstradimit te pritshem te nje tjeter personazhi te kesaj ngjarjeje, Ilir Kumbaro.

Por per fatin e keq te Sefgjinit, kjo koincidion edhe me nje periudhe jo te mire ne tatime, qe ne muajt e fundit jane reflektuar me nje tendence te qarte ne renie te te ardhurave.  

Top Channel