Reshjet mbushin hidrocentralet

27/01/2009 18:05

Reshjet kane rritur ndjeshem nivelin e ujembledhesve ne hidrocentralet mbi lumin Drin.

Ne liqenin e Fierzes niveli i ujit eshte vetem 1.8 metra larg pikes maksimale, ndersa prurjet deri ne 470 meter kub ne sekonde e kane shtuar nivelin me 48 centimetra ne dite nese vazhdohet me kete intensitet ka gjasa qe edhe portat te hapen.

Ne Koman niveli i ujit ne dige ka arritur 172.69 metra. Niveli maksimal i diges eshte 176 metra ndersa prurjet jane 250 meter kub ne sekonde dhe rritja e nivelit behet me 26 centimetra ne dite. Ne Vaun e Dejes niveli i ujit ne dige eshte 74,09 metra nga 76 metra qe eshte niveli maksimal.

Nderkohe gjendja e prodhimit te energjise ne vend eshte mbi 13 milion kilovat ore ndersa konsumi mbi 20 milione kilovat ore. Hidrocentralet jane duke punuar me kapacitet te plote dhe asnje nga portat e hidrocentraleve qe ndodhen ne kaskaden e lumit Drin nuk eshte hapur per momentin pasi aktualisht sipas eksperteve hapja e portave behet vetem ne rast se rrezikohet te ndodhe permbytja e diges ose e thene ndryshe nivelet ne diga arrijne ne pikat maksimale.

Top Channel