Qeveria, kontroll pikave te karburanteve

27/01/2009 23:15

Qeveria ka nderhyre serish ne tregun e karburanteve, por kesaj radhe jo per cilesine apo cmimin e lendeve djegese, por per vendodhjen e pikave te depozitimit, transportimit dhe tregtimit te tij me shumice apo me pakice.

E informuar se ne Shqiperi veprojne rreth 870 stacione vetem per furnizimin me pakice me karburant te automjeteve dhe se shume prej tyre ndodhen ne zona te banuara, qeveria ka urdheruar nisjen e kontrollit per sigurine e tyre.

“Ky vendim perben nje baze per sigurine nga impiantet e shperndarjes se ketyre lendeve. Percakton kritere, detyrime dhe masa qe rrisin ndjeshem shkallen e sigurise”, eshte shprehur kryeministri Sali Berisha.

Sipas vendimit, grupi i punes do te propozoje maksimumi brenda tre muajsh bllokimin ose prishjen e te gjitha pikave te karburantit me gaz, nafte apo nenprodukte te tyre, qe rezultojne se nuk plotesojne kushtet teknike.

Top Channel