Polican, prokuroria heton skandalin e abuzimit

27/01/2009 19:10

Skandali i abuzimit me fondet e qendres se trajtimit te femijeve te ngujuar eshte rikthyer per hetim ne Prokurorine e rrethit te Beratit, per t’u pasuruar me te tjera dokumente.

Ceshtja ka qene me pare ne Drejtorine e Krimit Penal dhe ate te krimit ekonomik, ku u hetuan tjetersimi i fondeve, pas denoncimit te bere nga shoqata qe menaxhonte qendren.

Nen hetim ishte perfshire edhe nje dokument, qe tregonte menyren e perdorimit te fondeve, pasi drejtoresha e shoqates pretendonte se ai ishte falsifikuar nga drejtues te bashkise se Policanit, qe ajo i kishte paditur.

Sipas ketij dokumenti, nje e katerta e fondeve eshte perdorur per dieta dhe sherbime udhetimi, por drejtoresha Liljana Luani tha se vula dhe firmat poshte tij jane falsifikuar dhe per kete arsye ajo kishte bere edhe padine ne prokurori. Burime zyrtare prane Prokurorise se Pergjithshme thane se verifikimet e bera treguan se firma e drejtoreshes dyshohet se eshte e falsifikuar, ndaj dhe ceshtja eshte rikthyer per hetim ne prokurorine e Beratit.

Dosja e hapur prane kesaj prokurorie mban numrin 437 dhe sipas burimeve zyrtare ka perfshire tashme ne hetim kryetarin e bashkise se Policanit si dhe shoqaten qe menaxhonte qendren. Eshte bere nderkohe sekuestrimi i gjithe prakikes se financimit te saj si dhe menyra e perdorimit te fondeve nga bashkia dhe shoqata per te zbuluar destinacionin e fondve, per te cilat shoqata dhe bashkia e Policanit akuzojne njera-tjetren.

Top Channel