Femijet kthehen ne “ferr”

27/01/2009 21:05

Ne familjen Ndrevataj, perballe fotografive te te vrareve nga gjakmarrja, te gjallet deri tek me i vogli dy vjec numerojne ditet prej nente vitesh te ngujuar e ne pritjen me te tmerrshme, plumbat e hasmit.

Vrasja qe hapi deren e gjakmarrjes ndodhi ne vitin 2000 ne Curraj te Eperm, ne Tropoje, e qe atehere te dyja palet jane, sipas Kanunit te tyre, ne gjak. Te gjithe te ngujuar, pa te ardhura dhe pa patur mundesine te punojne ata qendrojne te mbyllur.

Por tashme kryefamiljari ka marre nga Policani edhe kater djemte e tij te vegjel, te cilet i kishte derguar atje jo vetem per t’i shpetuar gjaksit por edhe urise e injorances.

“Kam rrezikun me te madh se djali i madh eshte rritur, se me te voglin e kemi vrare ne pa dashje. Kam hall me shume per femijet se sa per vete”, shprehet burri i familjes Ndrevataj.

I biri 15 vjecar, i sapo kthyer nga qendra kombetare e femijeve te ngujuar, e konsideron veten nje burre me te cilin hasmi mund te beje barazimin e gjakut. “Cfare i kam bere vetes? Pyes veten perse duhet te rri brenda. Tani jam i rritur”, thote ai.

Tashme 22 te miturit e qendres kombetare te femijeve te ngujuar u jane rikthyer kullave. Edhe ish-polici Nikolin Fusha i ka marre nga qendra 3 femijet e tij. Ai qe prej 1992-shit eshte ne gjak edhe pse vrau gjate detyres si polic.

“Kam qene punonjes i shtetit, por shteti s’me ka ndihmuar hic. Tani jam i ngujuar bashke me femijet”, tregon Fusha. Vajzat e tij jane te vendosura qe s’kane per t’u kthyer me ne Polican.

“Nuk kthehem ne Polican sepse s’kam qejf. Por ketu nuk do te filloj as shkollen”, rrefehet ajo. Por i ati mendon se ato nuk mund ta kalojne si ai jeten ne ngujim.

Top Channel