“Codeks Purpurus” ne “Beratinus”-in e Pepos

27/01/2009 22:45

“Beratinus” eshte nje dokumentar nga Ylli Pepo, qe trajton historikun e kodikut te famshem te Beratit, “Codeks Purpurus” (Kodiku i purpurt), nje veper kishtare e shekullit te 6-te.

Historia e ruajtjes se tij nder shekuj prej njerezve te kishes, ndonese kodiku eshte lakmuar nga pushtues te shumte, eshte nje histori pasionante.

Sot kodiket e Beratit ruhen ne Arkiven Qendrore te Shtetit. Dokumentari i Ylli Pepos rrekej te hidhte sadopak drite mbi keto fakte dhe mbi rendesine e pacmuar per kulturen shqiptare te ketyre kodikeve.

Filmi i tij, i financuar nga Qendra Kombetare e Kinematografise, Ministria e Kultures dhe plot sponsore te tjere, u shfaq premiere ne nje nga kinemate e kryeqytetit.

Premiera perfitoi nga dashamiresia e miqve dhe e te njohurve te pranishem. Por ne vijim filmi nuk do te qendroje neper salla. Autoret e tij do te shohin mundesine e transmetimit ne televizion, per nje publik me te gjere.

Top Channel