Femijet e uritur, qendra ne varesi te shtetit

26/01/2009 20:05

Prej dates 1 dhjetor te vitit 2008, qendra e trajtimit te femijeve te ngujuar ne Polican ka kaluar ne varesine e sherbimit social shteteror dhe burime prane Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale thone se nga kjo date qendra eshte furnizuar me ushqimet baze.

Por imazhet e marra nga Top Channel tre dite me pare tregojne se femijeve u mungonte edhe buka. Problemi i mungeses se ushqimeve ne kete qender ka qene me i hershem se kaq.

Listat e borxheve qe administrata e qendres kishte marre ne dyqanet e Policanit ishte e gjate. Edhe gjate kesaj kohe qendres i jane ofruar para nga fondet e Bankes Boterore, para qe menaxhoheshin nga bashkia e Policanit dhe shoqata qe punonte per drejtimin e qendres.

“Ne vitin e dyte Banka Boterore ofroi nje shume tjeter per keta femije, por nga pushteti lokal pati nje devijim te destinacionit dhe dolen problemet mes pushtetit lokal dhe shoqates. Me pas qeveria mori vendimin qe kjo qender te jete nje qender publike dhe te mbulohet nga shteti”, deklaron zevendesministrja Marjeta Zace.

Pas denoncimit te kesaj situate ne Top Channel, Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale ka nisur nje hetim per te zbuluar se ku kane perfunduar fondet e akorduara. Nderkohe qe nje hetim zyrtar eshte duke u zhvilluar nga organi i prokurorise.

Paraprakisht prokuroret thane se kane konstatuar abuzime me fondet dhe tashme do te bejne sekuestrimin e dokumentacionit ne sherbimin social, te shoqates qe menaxhonte qendren dhe ne bashkine e Policanit. Tashme Ministiria do te perzgjedhje nje staf te ri per trajtimin e ketyre femijeve, te cilet nderkohe e braktisen qendren.

Top Channel