Tirane, eksploziv lokalit ne “Emin Duraku”

25/01/2009 11:55

Nje sasi eksplozivi ka shperthyer rreth ores 01.00 te dites se sotme dhe ka shkaterruar plotesisht pjesen e parme ne lokalin “Dea” ne rrugen “Emin Duraku” ne Tirane, e cila ndodhet perballe me ish-ekspoziten “Shqiperia Sot”.

Shperthimi ka shkaktuar vetem deme materiale. Policia qe shkoi menejehere ne vendin e ngjarjes tha se nuk ka deme ne njerez dhe se sasia e eksplozivit mendohet te jete vendosur pak minuta pasi lokali ishte mbyllyr.

Banoret e zones perreth jane tronditur pasi ky lokal, ne pronesi te shtetasit Gerald Shyti, ndodhet ne katin e pare te nje pallati 10 katesh.

Zona ku ndodhi shperthimi eshte e mbipopulluar. Policia tha se jane marre ne pyetje persona qe mund te kene dijeni per ngjarjen, por ende nuk ka asnje te dyshuar.

Top Channel