Milo: Bashkimi me PS-ne sjell fitoren

25/01/2009 20:10

Kryetari i Partise Demokracia Sociale Paskal Milo ka marre pjese ne mbledhjet e kryesive te degeve ne qarkun e Beratit.

Qellimi i mbledhjeve ishte informimi i strukturave te PDS-se per fillimin e pergatitjeve per zgjedhjet e 28 qershorit.

“Ne jemi te vendosur qe te bashkojme forcat tona. Kemi shpallur koalicionin me PS-ne, nje koalicion qe do te jete fitues i zgjedhjeve te ardhshme. Kete e jap si nje mesazh te perbashket edhe ne emer te zotit Rama qe me ka autorizuar t’ju them per nje mesazh te qarte bashkepunimi”, eshte shprehur Milo.

Top Channel