Vret gruan, shkroi ne Facebook se ishte single

24/01/2009 10:35

Eshte denuar me burgim te perjetshem bashkeshorti britanik, qe vrau te shoqen, pasi deklaroi ne Facebook se ishte single.

Gruaja kishte nderruar statusin nga e martuar, ne beqare ne profilin e saj, pasi ishte duke u divorcuar me te shoqin.

Edward Richardson, 41 vjec, u zemerua keq kur pa se gruaja 26-vjecare thoshte se ishte e lire dhe nga xhelozia vrapoi ne shtepine e saj dhe e qelloi me thike.

Kjo eshte ngjarja e dyte e ketij lloji ne Britani brenda me pak se nje viti.

Top Channel