Stuhite, 1 milion njerez pa energji ne France

24/01/2009 11:55

Stuhite e fuqishme kane lene pa energji elektrike nje milion shtepi ne jugperendim te Frances. Shirat e rrembyeshem dhe ererat me shpejtesi deri ne 175 km/ore perfshine brigjet mes Bordose dhe kufirit spanjoll.

Shume peme jane rrezuar, ndersa jane bllokuar disa akse rrugore dhe linja hekurudhore. Disa aeroporte, perfshire edhe ate te Bordose, jane mbyllur. Nuk raportohen viktima nga stuhite, ndersa banoret jane paralajmeruar te mos dalin nga shtepite.

Ererat e forta pritet te prekin zonen lindore dhe t’i drejtohen Mesdheut, duke sjelle edhe rrezikun e permbytjeve. 1 mije specialiste jane vene ne levizje per te rikthyer energjine ne zonat ku ajo mungon.

Stuhite jane me te fuqishmet e ndodhura ne kete rajon qe prej vitit 1999, ku humben jeten 88 persona dhe 4 milione mbeten pa energji.

Top Channel