Musharraf: Nuk u trajtuam si te barabarte

24/01/2009 14:45

Ish-presidenti pakistanez Pervez Musharraf ka deklaruar se vendi i tij nuk eshte trajtuar njesoj me te tjeret, pavaresisht se ka qene nje aleat i forte i SHBA-se ne luften kunder terrorizmit.

Sipas tij, ndjenjat anti-amerikane ne Pakistan jane te larta. “Ne ishim ne anen e vendeve qe luajten rol kryesor ne kete lufte, por jemi trajtuar si te pabarabarte”, tha Musharraf per CNN.

“Kjo eshte ajo qe lendon Pakistanin, drejtuesit e tij, qeverine e tij”, u shpreh ai. Administrata Obama e ka bere te qarte se sulmet ndaj militanteve talebane ne zonen kufitare me Afganistanin do te vazhdojne. Per kete ceshtje, Musharraf theksuar se asnje nuk varet nga presidenti.

“Politiken nuk e ndryshojne personalitetet. Politika varet nga interesi kombetar dhe mjedisi. Persa kohe interesat dhe mjedisi te jene te njejta, edhe politika nuk do te ndryshoje”, tha ai.

Top Channel