Londer, protesta para BBC-se per gjendjen ne Gaza

24/01/2009 18:35

Protestuesit ne Londer qe cdo te shtune mblidhen per te ngritur zerin kunder luftes ne Gaza, kete here jane grumbulluar para zyrave te BBC.

Televizioni Publik Britanik, ashtu si edhe disa kanale te tjera televizive, refuzoi te transmetoje nje apel per ndihme. Drejtuesit e BBC thone se ky spot bie ndesh me qendrimin e paanshem qe kjo kompani po mban ne mbulimin e ngjarjeve nga Lindja e Mesme.

Protestuesit thone se shume njerez te tjere do te vdesin ne Gaza, ne qoftese BBC nuk transmeton sportin e 13 agejncive humanitare. Rreth 1 300 palestineze jane vrare dhe mbi 5 mije te tjere jane plagosur ne Rripin e Gazes gjate ofensives izarelite.

Nje jave pas armepushimit u rihapen edhe shkollat e para. Mijera femije u rikthyen ne klasa, dhe ne ato shkolla  qe kane mbetur germadha, oret e mesimit po zhvillohen ne cadra.

Top Channel