Lampeduza, emigrantet arratisen nga qendra e pritjes

24/01/2009 11:40

Nje dite pas protestes kunder vendimit per ngritjen e nje qendre te re pritjeje, emigrantet jane larguar mengjesin e sotem nga qendra e Lampeduzes.

Ky ishte epilogu i diteve te tera tensionesh per qendren, qe do te strehonte 1300 esktrakomunitare, por qe ka kapacitet vetem per 800 vete. Emigrantet kane hapur portat e hekurta dhe kane dale jashte duke thirrur: Liri, na ndihmoni!.

Ndersa jashte nderteses banoret e zones protestonin kunder hapjes se qendres per identifikimin dhe debimin e emigranteve. 1300 vete jane larguar nga ndertesa, ndersa policia dhe karabinieret kane vendosur postblloqe per gjetjen e tyre.

Ata kane dale perpara sheshit te bashkise, ku kerkuan te largohen nga qendra dhe te vendosen ne Brindizi, per te shkuar me pas prane familjeve, te cilat banojne ne Gjermani, France, apo ne veri te Italise.

Top Channel