Indi, operohet ne zemer kryeministri Singh

24/01/2009 09:05

Kryeministri indian Manmohan Singh ka nisur qe prej oreve te para te mengjesit nje operacion ne zemer. Mjeket po kryejne nje bypass, pasi 76-vjecari u shtrua ne spital, si pasoje e bllokimeve ne dy arterie.

Operacioni do te zgjase gjashte ore dhe pas tij kryeministri do te kaloje disa jave pushime. Mjeket kane dhene garanci se kryeministri do ta marre veten.

Detyren e tij e ka marre persiper ministri i Jashtem, Pranab Mukherjee.

 

Top Channel