Fryhet Devolli, permbyten tokat ne Sovjan

24/01/2009 08:20

Fryrja e lumit Devoll me nje meter me shume lartesi
sesa kuotat normale ka cuar ne permbytjen e nje siperfaqeje prej 100 hektaresh ne fushen e Devollit dhe ne zonen e Sovjanit.

Shirat kane cuar ne fryrjen e lumit dhe daljen e tij nga shtrati, duke shkaktuar edhe
permbytjen e siperfaqeve te tokes ne te dyja anet. Nje
pjese e siperfaqeve jane bujqesore, te shfrytezueshme nga banoret e zones.

Bordi i Kullimit ka nderhyre ne lume dhe ne kolektorin e Sovjanit. Nga te dhenat ende nuk ka nje perllogaritje te demeve per sektorin e bujqesise dhe keto do te vleresohen nga kontaktet me fermeret.

Top Channel