Bllagojevic nuk do marre pjese ne gjyqin ndaj tij

24/01/2009 08:30

Guvernatori i Ilinoisit Rod Bllagojevic, thote se nuk do te marre pjese ne procesin gjyqesor per shkarkimin e tij nga detyra, sepse sipas tij ai eshte i padrejte.

Ai deklaroi se Senati i shtetit te Illinoisit po shkel Kushtetuten, sepse nuk e lejon te sjelle deshmitaret qe ai do per ta mbrojtur ate sic duhet. Dhoma e Perfaqesuesve e shtetit te Illinoisit ka votuar per shkarkimin e tij nga detyra, per abuzime te medha me pushtetin.

 Guvernatori akuzohet nga qeveria federale per korrupsion, perfshi edhe perpjekjet per te shitur vendin e Senatit te mbetur bosh pas fitores ne zgjedhje te presidentit Obama.

Top Channel