USAID: Viktimat e trafikut, nga zonat e varfra

23/01/2009 08:45

Nje raport i publikuar nga USAID hedh poshte supozimet per nje sere shifrash te publikuara mbi viktimat e trafikut.

Ne bashkepunim me Ministrine e Brendshme, organizmi amerikan ka bere nje analize te thelle te ketij fenomeni ne Shqiperi, duke nxjerre ne pah shkaqet dhe menyrat e trafikimit. Sipas ketij raporti, shumica e viktimave te trafikuara rekrutoheshin ne komunitetet e tyre te origjines, nga dikush qe ato e njihnin personalisht.

Gjithashtu, ne raport citohet se pjesa dermuese e viktimave te trafikuara rekrutoheshin nga ato zona te vendit qe jane me te urbanizuara dhe nga ato qarqe qe jane ne gjendje me te veshtire ekonomike.

Top Channel