Denohet me 23 vjet burg “i forti” i Vlores

23/01/2009 08:25

Gjykata e Krimeve te Renda denoi me 23 vjet burgim te pandehurin Fotaq Zaharia, akuzuar per tentative vrasjeje te shefit te komisariatit, Gentian Musabelliu.

Kete plagosje ai e kreu bashke me Armando Begen, shokun me te cilin ishte arratisur nga qelite e paraburgimit te Vlores ne vitin 2000.

Qe nga ajo kohe, i shumekerkuari Fotaq Zaharia ka jetuar duke u fshehur neper kodrat e qytetit dhe duke kryer grabitje te ndryshme. Madje edhe plagosja e shefit te krimeve erdhi gjate nje tentative per te grabitur njerez, ku policia ishte sinjalizuar dhe kishte nderhyre, por pa sukses.

Prokurori kerkoi dy seanca me pare denimin e tij me 25 vjet burgim, por gjykata çmoi se per te njohurin si i forti i Gjirokastres duheshin dhene dy vjet me pak qendrim ne burg.

Top Channel