Anija amerikane bllokon armet iraniane per Hamasin
23/01/2009 04:55
Nje anije tregtare iraniane me flamur qipriot eshte ndalur te henen e shkuar nga nje anije lufte amerikane pas sinjalizimit se ne bordin e saj kishte sasi te kosiderueshme armatimi.
Ngarkesa, sipas mediave nderkombetare, kishte si destinacion militantet e Hamasit ne Rripin e Gazes, nepermjet Sirise.
Lajmin e ka bere te ditur “Fox News” i cili i referohet dy burimeve zyrtare te Pentagonit.
Ne bordin e mjetit ushtaraket amerikane kane gjetur shume municione, mes te cilave predha artilerie.
Top Channel