Qumeshti me melamine,denimi i pare me vdekje

22/01/2009 08:55

Skandali i qumeshtit me melamine ne Kine, ka shkaktuar edhe viktimat e para. Nje person eshte denuar me vdekje dhe nje tjeter me burgim te perjetshem, pasi u shpallen pergjegjes per infektimin e mijera femijeve kineze qe konsumuan qumeshtin.

Zhang Yujun dhe Zhang Yanzhang akuzohen se prodhuan qumeshtin, qe coi ne vdekjen e gjashte femijeve dhe kurimin ne spital te 300 mije te tjereve.

Nderkaq, nje nga vendimet me te pritura eshte ai per Tian Wenhua, ish-menaxhere e pergjithshem te grupit Sanlu, qe eshte shpallur fajtore per akuzat e prodhimit dhe shitjes se qumeshtit jashte standardeve.

Skandali shpertheu ne muajin shtator, kur disa foshnja qe kishin pire qumeshtin perfunduan ne spital.

 

Top Channel