Obama, marredheniet SHBA-Shqiperi nuk ndryshojne

22/01/2009 22:20

Marredheniet e Shqiperise me Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk do te ndryshojne edhe pse ne krye te vendit tani eshte nje president i ri.

Keshtu eshte shprehur ne emisionin “Top Story” ne Top Channel profesori shqiptar i ceshtjeve politike ne Nju Jork, Shinasi Rama. Sipas tij, Shqiperia duhet te kuptoje rolin e saj ne rajon dhe te jete e afte te perballet me sfidat qe i dalin perpara.

“Ne lidhje me Shqiperine nuk besoj se do te kete ndryshim thelbesor. Lidhjet jane shume te konsoliduara dhe jane te cimetuara me traktate dhe marreveshje”, eshte shprehur Rama.

“Problemi i Shqiperise do te jete me rolin qe do te luaje shteti shqiptar ne perballje me ish-Jugosllavine si stabiliteti i Maqedonise, rruga qe do te ndjeke Serbia ne politiken e jashtme dhe Bosnja. Shqiperia duhet te kuptoje rolin qe le Shqiperia ne rajon dhe perballjen me sfidat qe do te jene te shumta”, shtoi ai.

I te njejtit mendim ka qene edhe presidenti i NAAC-se, Avni Mustafaj sipas te cilit “ne Senat jane ne pushtet po ata senatore qe mbeshtesin Shqiperine”.

“Lufta ne Kosove eshte bere ne kohen e kur ne pushtet kane qene demokratet. Zonja Klinton eshte ne Departamentin e Shtetit, djali i Joe Biden ka punuar ne Kosove, keshtu qe une besoj se ne kete drejtim nuk do te kete ndryshim”, theksoi Mustafaj.

Top Channel