Leternjoftimet, PS: Rrezikohen zgjedhjet

22/01/2009 15:50

Debatet per rrezikimin e standardeve te zgjedhjeve zhvendosen ne Kuvend. (UPDATE)

Partia Socialiste ka kerkuar serish nga qeveria te marre masa serioze dhe urgjente per te pajisur brenda afatit te mbetur te gjithe shtetasit shqiptare me karta identiteti dhe per pastrimin e Regjistrit Kombetar te Gjendjes Civile nga dublikatat.

“Qeveria pranon se ka mbi 200 mije rekorde te dubluara ne regjister. Eshte premtuar se ky proces do te perfundonte ne dhjetor te 2008. Sot ka mbi 20-25 familje ne cdo zyre te Gjendjes Civile qe ka ngritur shqetesimin per dublim emrash. Procesi do te deshtoje ne mungese te nje strategjie te qarte”, u shpreh deputeti, Blendi Klosi.

Nderkohe zevendekryeministri, Genc Pollo, sqaroi se jane vetem 50 mije raste, ku 45 jane ne bashki te ndryshme dhe 5 mije ne te njejten zone.

Zevendeskryeministri kerkoi terheqjen e kerkeses se PS-se per percaktimin si prioritet ne marrjen e kartave te identitetit te shtetasve qe nuk jane te pajisur me pasaporte.
 
Te dyja palet pavaresisht akuzave te ashpra rikonfirmuan qendrimin e tyre pro ngritjes se komisionit te posacem ad hoc qe do te monitoroje te gjithe procesin e shperndarjes se kartave te identitetit.

Pollo deklaroi se ky proces do te nise se shpejti edhe ne qytetet e tjera te medha te vendit. Por edhe ne kete hasi ne kundershtimet e socialisteve te cilet kerkuan daten konkrete qe do te shenojne nisjen e tij.

Top Channel