Rinisin kerkimet per gomonen e zhdukur

21/01/2009 08:15

Kane rinisur mengjesin e sotem kerkimet per gjetjen e gomones me tre persona ne bord, e cila u raportua e zhdukur ne det te hapur mesditen e djeshme.

Kerkimet per gomonen u pezulluan mbremjen e djeshme per shkak te motit te keq dhe erresires. Gomonia me tre peshkatare ishte nisur nga Vlora dhe mendohet te jete ne det te hapur perballe brigjeve malazeze.

Alarmi eshte dhene nga nje person ne gomone dhe policia nisi operacionet e kerkimit pergjate gjithe bregdetit. Ne veprim u vu edhe policia malazeze.

Ne gomone ndodhej 43-vjecari Romeo Purizo dhe dy shoket e tij, Sotir dhe Niko Golaj. Deri dje ne mbremje nuk u gjet asnje gjurme nga gomonia, ndersa komunikimi me njerezit qe ndodheshin ne te u nderpre dje ne mesdite.

Kapitaneria e Pergjithshme e Porteve Shqiptare me seli ne Durres, beri te ditur se me gjithe kerkimet asnje shenje e gomones a tre personave qe ndodheshin ne bordin e saj nuk eshte gjetur.

Kerkimet jane perqendruar ne ujerat territoriale shqiptare dhe ato malazeze, por rezultatet fatkeqesisht nuk kane qene pozitive. Nje helikopter ushtarak dhe mjete te marines ushtarake shqiptare jane perfshire ne kerkim, nderkohe qe edhe ushtria malazeze ka nxjerre anijet dhe helikopteret e saj per te kontrolluar.

 

Top Channel