Minarolli: Kartat, vetem ne Shqiperi

21/01/2009 20:05

Procesi i marrjes se leternjoftimeve te reja biometrike ka shqetesuar shume emigrante ne Greqi. Emigrantet duhet te vijne ne atdhe per te aplikuar, por ata shprehen se kjo u kushton shume ne para dhe kohe, prandaj kerkojne qe procesi te behet neper konsullata.

Por ambasadori shqiptar ne Athine, Vili Minarolli shprehet se jo te gjitha procedurat mund te realizohen. “Une kam biseduar me drejtuesit e Ministrise se Brendshme dhe pergjigjia e tyre ka qene se tani per tani, per arsye objektive dhe per shkak te mungeses se pajisjeve, kartat e identitetit per gjithe shqiptaret do te behen ne Shqiperi, ne pikat perkatese, pasi ne to behet verifikimi i qytetareve”, ka deklaruar Minarolli.

Sipas tij, emigrantet mund te vijne ne Shqiperi per te kryer procedurat per pajisjen me karte identiteti dhe te presin ne Greqi derisa ajo te jete gati.

“Per shqiptaret qe jetojne ketu ka nje lehtesi, ata mund te shkojne ne Shqiperi kur te duan, te bejne brenda gjysme ore keto veprime dhe pas pajisjes me dokumentin qe verteton se kane bere keto procedura, te kthehen ne Greqi dhe te presin sa leternjoftimi te jete gati”, ka sqaruar Minarolli.

Por emigrantet mendojne se zgjidhja me e mire do te ishte pajisja me kartat e identitetit ne ambasaden shqiptare ne Athine. “Eshte me e lehte ketu, na intereson ta bejme ketu sepse kemi pune dhe probleme te tjera. Kjo duhet bere ne ambasaden tone, prandaj jane ambasadat”, shprehet nje prej tyre.

Top Channel