Topi uron Obamen

20/01/2009 21:00

Presidenti shqiptar Bamir Topi i ka derguar nje mesazh urimi homologut amerikan Barack Obama, i cili mori zyrtarisht sot detyren si president i SHBA.

“I nderuar Zoti President, zgjedhja Juaj si President i Shteteve te Bashkuara te Amerikes me jep kenaqesine e vecante qe, ne emer te popullit shqiptar dhe ne emrin tim personal, t’Ju percjell urimet me te mira e me te perzemerta per fitoren Tuaj historike”, eshte shprehur Topi ne mesazhin e tij.

Kreu i shtetit ka shprehur bindjen se edhe me administraten e re, dy vendet do te vazhdojne bashkepunimin dhe marredheniet e mira mes tyre.

“Me lejoni, Zoti President qe me kete rast te ritheksoj besimin tim, se niveli i shkelqyer qe ka karakterizuar marredheniet dypaleshe midis Shqiperise dhe SHBA-se, gjate Presidences Suaj do te forcohet dhe zhvillohet me tej, ne dobi te dy popujve tane miq”, ka shtuar Topi.

Top Channel