Milo: Shqiperia asnjehere s’ka ndaluar se kerkuari arin

19/01/2009 22:20

Historiani Paskal Milo ka deklaruar ne emisionin “Shqip” ne Top Channel se Shqiperia asnjehere nuk ka ndalur se kerkuari arin qe u sekuestrua nga qeveria britanike.

“Qeveria shqiptare nuk ka reshtur asnjehere se kerkuari arin dhe kjo ka qene dhe pengesa kryesore e vendosjes se marredhenieve me Britanine”, eshte shprehur Milo.

“Ky debat eshte bere fuqishem ne pjesen e pare te viteve 80, por nuk u ra dakord. Pas ndryshimeve demokratike u nenshkrua nje memorandum dhe u permbushen kerkesat e Anglise qe kerkonte demshperblim per ngjarjen e Korfuzit. Pjesen qe mbeti nga pagesa e demshperblimit e morrem ne”, shpjegoi ai.

Top Channel