Gaza, Abaz: Duhet nje qeveri uniteti

19/01/2009 17:40

Gjate samitit arab ne Kuvait, presidenti palestinez Mahmud Abaz e ka vene theksin tek domosdoshmeria urgjente per krijimin e nje qeverie te unitetit kombetar.

Sipas tij, ekzekutivi duhet t’i hape rruge zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare ne te njejten kohe.

“Duhet nje qeveri e unitetit kombetar qe te nise eleminimin e bllokazheve, rihapjen e kalimeve dhe pergatitjen e zgjedhjeve presidenciale e legjislative ne te njejten kohe”, ka pohuar Abaz.

Propozimi i tij eshte mbeshtetur nga sekretari i pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Moon.

Nderkohe, gjate samitit mbreti Abdullah bin Abdelaziz ka njoftuar se Arabia Saudite do te dhuroje nje miliard dollare per rindertimin e Rripit te Gazes.

“Mbreteria jone do te ofroje nje miliard si kontribut per programin e propozuar nga ky samit per rindertimin e Gazes”, ka deklaruar mbreti.

Per te diskutuar pikerisht mbi situaten ne Gaza, ministrja e Jashtme izraelite, Tzipi Livni do te jete te merkuren ne Bruksel.

Sic ben te ditur presidenca ceke e BE, perfaqesuesit e 27 vendeve dhe shefja e diplomacise izraelite do te diskutojne ne nje darke pune.

Nderkohe, sipas nje burimi te qeverise izraelite, sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Moon do te jete neser ne Gaza per te vizituar zyrat e Kombeve te Bashkuara si dhe qytetin izraelit te Sderotit.

Top Channel