“Triumf”, 15 persona nen pranga

19/01/2009 22:45

15 persona jane prangosur gjate nje operacioni te policise se Tiranes, te koduar “Triumf” pasi njesia antikorrupsion ne prokurorine e kryeqytetit kishte prere urdher arrestet per ta. (UPDATE)

Te arrestuarit ishin pjese e hetimeve dhe pergjimeve disa javore, ku rezultonte se zhvillonin nje aktivitet te dendur kriminal ne fushen e falsifikimeve dhe te dhenies se ndihmes per kalim te paligjshem te kufirit.

Goditja e kesaj organizate ka ardhur ne te njejten ore te mesdites se te henes ne disa prej rretheve te vendit ku ishte edhe shtrire organizata.

Fier, Gjirokaster, Korce, Erseke, Permet dhe Elbasan kane qene qytetet ku banonin shtetasit e perfshire ne kete organizate e cila pasi falsifikonte pashaportat dhe dokumentat e tjere te identifikimit, i dergonte klandestinet drejt Greqise nen nje shifer prej 3 mije eurosh.

Berthama e organizates ishte ne Tirane ku behej paisja e klandestineve me dokumente false dhe me pas segmentet e tjera te organizates te perfshira ne rrethe te ndryshme te vendit, u jepnin lehtesi kalimi shtetasve ne fjale per tu nisur drejt shtetit helene.

“Hetimit ne kuader te ketij operacioni kane filluar ne muajin maj te vitit 2008”, eshte shprehur zedhenesja e policise se shtetit.

Policia ne komunikimin e saj per shtyp tha se, pervec vendeve ku ka patur arrestime, organizata kishte edhe seksere te cilet merreshin kryesisht me gjetjen e personave qe kerkonin te largoheshin nga Shqiperia.

Sipas policise, kjo eshte nje nder organizatat me te fuqishme ne kete lloj fushe e shkaterruar ne kohet e fundit.

Top Channel