Sulm kamikaz ne Kabul, vriten dy ushtare amerikane

17/01/2009 08:40

Sulmohet ambasada gjermane ne Kabul.

Nje kamikaz ka shperthyer nje autobombe perpara deres se ambasades ne kryeqytetin afgan, duke shkaktuar vdekjen e te pakten tre personave, dy prej te cileve ushtare amerikane.

Viktima e trete ishte nje femije. 12 persona te tjere u plagosen nga shperthimi qe ndodhi prane bazes ushtarake amerikane, Camp Eggers.

Sulmi eshte marre persiper nga nje grup taleban. Ngjarja ndodhi ne distrikitn Wazir Akbar Khan, qe ndodhet prane qendres se Kabulit. Edhe me pare talebanet kane sulmuar ndertesa qeveritare dhe te huaja ne Kabul.

Top Channel