Arben Laze kerkon liri me kusht, Gjykata refuzon

17/01/2009 08:10

Presidenti i Klubit te Futbollit Elbasani, i arrestuar nen akuzen e trafikut nderkombetar te droges, i ka kerkuar Gjykates se Apelit per Krime te Renda te vendose shumen ne para si kusht per lirimin e tij nga burgu.

Ne vleresimin e mases se sigurise, ku disa jave me pare Gjykata e Shkalles se Pare vendosi “arrest me burg” per biznesmenin, Lazi i depozitoi togave te zeza nje “cek te bardhe”, mbi te cilin kryegjyqtari i ceshtjes te vleresonte shumen ne para per lirimin e tij me kusht.

Kerkesa e Lazes u kundershtua nga prokurori, i cili kerkoi qe 41-vjecari te qendronte ne burg, pasi ekzistonin mundesite qe ai te largohej nga Shqiperia, edhe pse ofron nje garanci te majme pasurore.

Sipas prokurorit, vepra penale per te cilen akuzohet Laze eshte e rende dhe perben rrezik per popullaten.

 

Top Channel