Shalsi: Shkollat, pa drita nga rrezimi i buxhetit

16/01/2009 18:45

Nenkryetari i bashkise se Tiranes, Eduard Shalsi ka bere pergjegjese PD-ne dhe LSI-ne per mungesen e dritave ne nje nga shkollat e kryeqytetit, pasi ato ben te pamundur miratimin e buxhetit te bashkise per vitin 2009.

Ne nje takim me gazetaret, Shalsi u ka bere thirrje dy partive qe te heqin dore nga mbajtja peng e qytetareve, te cileve u duhen sherbyer sherbimet qe u takojne.

“Shkolla duhet te kete kontraten e energjise, por nuk ka drita sepse buxheti i bashkise u rrezua duke qeshur nga Berisha dhe Meta. Duhet te marre fund procesi i mbajtjes peng te qytetareve. Duhet t’u japim qytetareve sherbimet per te cilat paguajne”, ka pohuar Shalsi.

Top Channel