Gazi, BE-ja reagon ashper ndaj Rusise e Ukraines

16/01/2009 02:35

Bashkimi Evropian ka reaguar ashper ndaj mosmarreveshjeve mes Rusise dhe Ukraines per ceshtjen e gazit dhe ben thirrje qe te filloje sa me shpejt furnizimi i vendeve anetare.

“Ne krizen e gazit mes Rusise dhe Ukraines, BE-ja do te vazhdoje te flase me nje ze te vetem dhe ceshtja do te kete pasoja financiare, ekonomike dhe politike domethenese per te dyja vendet”, thuhet ne dokumentin e perbashket te 27 vendeve anetare te udhehequra nga presidenca ceke.

“Prioriteti me i madh mbetet rifillimi i menjehershem i furnizimit me gaz te vendeve te Bashkimit Evropian nepermjet Ukraines”, shkruhet ne dokument.

Top Channel