OBSH: “Checklist” ul vdekjet ne spitale me 40 %

15/01/2009 19:50

Sipas nje studimi te kryer kohet e fundit nga Organizata Boterore e Shendetesise, mjafton qe mjeket te mbajne nje liste me procedurat qe duhen ndjekur ne operacion dhe numri i te vdekurve gjate nderhyrjeve kirurgjikale do te bjere me 40 %.

Te dhenat kane qene shume te peraferta nga studimi i kryer ne disa qytete si; Seattle, Toronto, Londer, Auckland, Amman dhe New Delhi. Kete e ben te ditur revista “New England Journal of Medicine”.

Fleta e bardhe ose sic quhet ndryshe “checklist” eshte vetem nje faqe e vetme dhe ne pak minuta te sqaron proceduren e sakte se si mund te veprohet para anestezise, para se ne trupin e pacientit te veproje bisturia dhe para se ai te jete nxjerre nga salla e operacionit. Kjo liste ndihmon gjithashtu edhe ne uljen e nivelit te komplikimeve nga 11% ne 7 %.

 

 

Top Channel